Barnat ilegale në Kosovë hyjnë kryesisht nga Serbia [video]

17 Tetor 2016 - 21:15      

Derisa tregu i barnave vazhdon të jetë i vërshuar nga Serbia, rrugët ilegale mbeten mënyrat për t’i sjellë ato në tregun e Kosovës.

E, përveç prej Serbisë, në Kosovë produkte ilegale janë hasur edhe ato me prejardhje nga Maqedonia, Shqipëria, Turqia e Greqia, raporton KTV.

Janë 76 gjoba që Inspektorati farmaceutik ka shqiptuar ndaj farmacive, ku në 53 raste janë hasur barna ilegale kryesisht nga shteti serb.

Vlera e barnave të konfiskuara nga inspektorati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arrin në mbi 500 mijë euro.

Mirëpo, numri i limituar i inspektorëve në terren dhe kushtet tjera bëjnë që brenda një viti vetëm gjysma e farmacive në vend të inspektohen.

Të dhënat e Doganave të Kosovës flasin se përmes rrugëve legale Kosova ka importuar mbi 3 milionë euro barna nga viti i kaluar deri tash.

Mbi 1 milion euro barna të importuara nga Serbia janë të llojit antibiotik.

Ditë më parë ishte organizata Avonet e cila tërhoqi vërejtjen se që nga viti i kaluar produktet serbe kanë filluar ta vërshojnë tregun në mënyrë të pakontrolluar.

Një pjesë të fajit për këtë gjendje kjo organizatë ua hodhi mjekëve, të cilët sipas organizatës po ua rekomandojnë pacientëve këto barna.

Fajtorë për këtë gjendje sipas Avonet janë edhe Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Inspektorati dhe doganat.


Barnat ilegale në Kosovë hyjnë kryesisht nga... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...