Foto: Koha

Rreth 12 % e popullatës së Kosovës jeton në varfëri të skajshme [video]

17 Tetor 2016 - 20:12      

Mbi 26 mijë familje në Kosovë jetojnë nga ndihma sociale. Kjo shifër, në të cilën për muajin shtator përfshin më shumë se 100 mijë banorë gjysma e të cilëve janë fëmijë, tregon se niveli i varfërisë në vend nuk po shënon ulje.

Zyrtarë të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale tregojnë se numri i madh i kategorive të ndara në skema të ndryshme shpenzon miliona euro në vit për të zbutur nivelin varfërisë, raporton KTV.

Muhamet Gjocaj, udhëheqës i departamentit për politika sociale në MPMS, thotë se u duhet edhe ndihma e partnerëve për të ulur nivelin e varfërisë.

Familjet që përkrahen nga shteti marrin nga 50 deri në 150 euro në muaj, ndërsa shqetësues mbetet ky nivel i varfërisë, i cili konsiderohet se prodhon edhe shumë efekte anësore.

Megjithatë, të dhënat e një “raporti mbi varfërinë në konsum”, të publikuar nga agjencia e statistikave, flasin se niveli i varfërisë ekstreme ka rënë për 1.7%. 


Rreth 12 % e popullatës së Kosovës jeton në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...