Foto: Koha

Mbikëqyrësit e AKI-së dalin në terren [video]

17 Tetor 2016 - 19:12      

Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së ka vendosur që nga java e ardhshme të dalë në terren dhe të vizitojë të gjitha institucionet që lidhen me fushën e sigurisë, për të monitoruar zbatimin e ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.

Vizitat e tyre do të nisin nga AKI-ja, por problem për deputetët që janë pjesë e komisionit, është që ata nuk mund të kenë qasje në dokumentet konfidenciale derisa nuk e kanë bërë verifikimin e sigurisë, raporton KTV.

Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë thotë se një person mund të ketë qasje në informacione të klasifikuara si “KONFIDENCIALE”, “SEKRETE’ ose “TEPËR SEKRETE” me kusht që ai person të ketë leje të vlefshme mbi sigurinë.

Sipas ligjit, kjo e drejtë duke tejkaluar pikën 1 i jepet vetëm presidentit, kryeministrit e kryeparlamentarit.

Nënkryetari i komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, Rrustem Berisha, ka thënë se do të kërkojnë që departamenti për verifikimin e sigurisë të largohet nga AKI-ja.

Por, pavarësisht që nuk do të kenë qasje në dokumente, Berisha ka thënë se raporti do të hartohet në fund të monitorimit.

Ndryshe, në komision deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar të ketë takime edhe me presidentin e kryeministrin.

Ndryshe, tash e dy mandate komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së nuk e ka bërë monitorimin e këtij ligji. 


Mbikëqyrësit e AKI-së dalin në terren by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...