Edhe Edi Rama në mesin e donatorëve të fushatës elektorale të Clintonit

17 Tetor 2016 - 17:34      

Wikileaks ka publikuar emrat e donatorëve të fushatës elektorale të Hillary Clinton ku ndër të tjerë figuron dhe partia socialiste e Shqipërisë. Marrja e informacionit është bërë e mundur pas hakimit të e-mailit të John Podestas, drejtuesi i fushatës elektorale të kandidates demokrate.

Wikileaks publikon e-mailet e John Podestas drejtuesi i fushatës elektorale të kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton, ku ndodhen dhe emrat e donatorëve për këtë fushatë. Në shkëmbimin e e-maileve shihet dhe përpjekja e ish-sekretares amerikane të shtetit për të mbledhur sa më shumë fonde. E një prej donatorëve të shumtë është dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, raporton “Syri”.

Wikileaks ka publikuar një shkëmbim e-mailesh për fushatën që nga prilli i 2015-ës ku shihet qartë një domosdoshmëri për të pranuar sa më shumë donatorë, qofshin këta qeveri të huaja apo përfaqësues të tyre.

Nën titullin: “Merrni paratë tuaja”, Wikileaks shkruan se çështja ka të bëjë me justifikimin dhe lejen për të pranuar donacione të huaja.

Debati përfshin vende të huaja që kanë qenë klientë me influencë dhe me lidhje me drejtuesin e fushatës së Clintonit, John Podesta dhe grupit të tij “Podesta” si dhe anëtarë të tjerë të këtij grupi.

Zinxhiri i e-maileve nis me një kërkesë të Dennis Cheng, drejtuesi financiar kombëtar i “Hillary for Amerika” i cili shkruan se është vërtet nevoja për marrjen e një vendimi politik sa më shpejt nëse do lejohet lobimi tek qeveritë e huaja për marrjen e donacioneve. Në fund u vendos që të merreshin para, pavarësisht se nga vinin dhe të tregohej kujdes që ky lajm të mos dilte në media.

Përveç partisë socialiste të Shqipërisë, në listën e donatorëve të huaj ndaj të cilëve është lobuar për marrje fondesh janë dhe Ambasada e Panamasë, Organizata Japoneze për Tregtinë e Jashtme, Qeveria e Maqedonisë, Qeveria serbe, Agjencia për Investime të Jashtme e Kolumbisë, Ura e Fondeve për Qeverinë e Tranzicionit në Libi, Grupi Afrikan i Konsultimit, Ambasada e Japonisë, Republika Federale e Somalisë, Republika e Shqipërisë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Gjeorgjisë, Qeveria e Egjiptit si dhe ajo e Koresë së Jugut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...