Foto: Koha / arkiv

Hoxhaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Suedi

17 Tetor 2016 - 16:57      

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Suedi ku do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström, me të cilën do të diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në këtë drejtim, Hoxhaj pritet të kërkojë nga Wallström vazhdimin e përkrahjes për Kosovën në fushat që kanë objektiv përshpejtimin e procesit integrues në strukturat euro-atlantike pasi që Suedia është një nga shtetet e shumta që e ka mbështetur Kosovën në sektorë të rëndësishëm si, në zhvillimin e arsimit, mjedis dhe klimë, në qeverisjen demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Hoxhaj gjatë vizitës zyrtare do të ketë takime edhe me përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme, të cilët gjithashtu do t’i njoftojë me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet institucionale me qëllim integrimin e vendit në BE. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...