Kuçi mori pjesë në ceremoninë e fillimit të “Javës së Shkopit të Bardhë”

17 Tetor 2016 - 16:55      

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të “Javës e Shkopit të Bardhë”, të organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës.

Kuçi përgëzoi drejtuesit e shoqatës për bashkëpunimin, angazhimin dhe këmbëngulësinë e tyre për të mbrojtur, promovuar dhe realizuar të drejtat e komunitetit të tyre. Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë bërë hapa të rëndësishëm në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie.

“E para kemi arritur që ta kemi një ligj të mirë për të verbëritë në Kosovë. Ky ligj është rezultat i punës së përbashkëte të të gjitha institucioneve të Kosovës edhe i Kuvendit, edhe Qeverisë, por edhe i bashkëpunimit me Shoqatën. Qasja e dytë është krijimi i mundësisë që këtij komunitetit ti ofrohet qasje e barabartë në drejtësi. Për këtë qëllim në alfabetin e Brajl janë përgatitur Kushtetua e Republikës së Kosovës, Kodit Penal, Kodi i Procedurës Penale, dhe një varg ligjesh tjera bazike, jo vetëm ato që e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, por edhe ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre qoftë në arsim, trashëgimi, familje etj. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi Kuçi.

Angazhimi i tretë, e që duhet të mbetet permanent, sipas zëvendëskryeministrit Kuçi, është angazhimi në edukim, respektivisht në përgatitjen shkollore dhe profesionale edhe të arsimit të lartë për këtë kategori, në mënyrë që ata të integrohen në institucionet, por edhe në jetën publike.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu ka falënderuar Qeverinë dhe zëvendëskryeministrin për mbështetjen. Ai ka nënvizuar se publikimi i një morie ligjesh në shkrimin Brajl, ka mundësuar qasjen e barabartë në informacion.

Shoqata e të Verbërve të Kosovës si vlerësim për kontributin dhe mbështetjen e Qeverisë dhe Kuçin në avancimin e të drejtave të personave të verbër në Kosovë, ka ndarë mirënjohje për Kuçin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...