Rastet kur lejohet të flisni në telefon gjatë vozitjes

17 Tetor 2016 - 16:17      

Në rast se duhet të flisni në telefon teksa drejtoni automjetin, mund të përdorni kufjet.

Top-Channel u interesua pranë drejtuesve të lartë të policisë, të cilët konfirmuan se përdorimi i kufjeve lejohet dhe asnjë drejtues mjeti nuk do të ndëshkohet me gjobë.

Në fakt, kjo gjë parashikohet edhe në nenin 171 të Kodit Rrugor, i cili specifikon se “lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre”. Megjithatë, ky nen do të riformulohet me ndryshimet e reja si dhe gjoba pritet të 10-fishohet.

Për sqarimin e situatës mbi lejimin e kufjeve është kujdesur edhe Ministria e Brendshme, e cila me anë të një mesazhi sensibilizues ka njoftuar qytetarët se për të folur në telefon teksa je në timon ke 3 zgjidhje: kufjet, opsionin altoparlant ose të ndalosh mjetin.

Ndërkohë, tentativat e qytetarëve për të korruptuar punonjësit e policisë rrugore janë kthyer në një fenomen shqetësues për uniformat blu. Vetëm gjatë 2 javëve të fundit janë konstatuar 28 raste të mitdhënies.

Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“Apeli është që qytetarët të mos gjejnë rrugën më të shkurtër për të kompromentuar një punonjës policie. Ne do të jemi të ashpër ndaj këtij fenomeni. Krahas ndëshkimit nga Kodi Rrugor qytetarët do ndëshkohen edhe nga Kodi Penal, ndaj iu bëj thirrje të tregohen të kujdesshëm”, deklaron Jaupi.

Ndaj gjithë personave të arrestuar për këtë vepër penale rëndon akuza e “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në një mbledhje të zhvilluar disa ditë më parë me drejtuesit e policisë ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili me tone të ashpra ka kërkuar goditjen e rasteve të mitdhënies. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...