UNICEF dhe Domestos bashkë për përmirësimin e jetës së fëmijëve

17 Tetor 2016 - 15:31      

UNICEF-i, Fondacioni Unilever dhe Domestos-i kanë lansuar një fushatë në Kosovë për ngritjen e vetëdijësimin lidhur me krizën globale të sanitarisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të secilit fëmijë për sanitari dhe higjienë të duhur, njofton kumtesa, transmeton koha.net.

Sanitaria jo e duhur mbetet një problem i madh për zhvillim në të gjithë botën dhe ndikon në zhvillimin e shteteve në fushën e shëndetësisë, arsimit, barazisë gjinore, si dhe zhvillimit social dhe ekonomik. Në të gjithë botën, çdo dy minuta, vdes një fëmijë nga sëmundja e diarresë për shkak të sanitarisë jo të duhur. Rreth 2.4 miliard njerëz, që i bie 1 në 3 njerëz në të gjithë botën, nuk kanë qasje në banjo të pastra dhe të sigurta. Shumë nga këto vdekje mund të parandalohen me përmirësim të sanitarisë dhe higjienës.

Në mënyrë që të ndihmohet në adresimin e kësaj çështjeje është inicuar një fushatë e përbashkët mes UNICEF-it, Fondacionit Unilever dhe Domestos-it. Çdo shitje e shisheve të Domestos-it me shenjë të veçantë kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në programet globale të sanitarisë të UNICEF-it. Misioni i Domestos-it në partneritet me UNICEF-in është që të ndalojë përhapjen e mikrobeve dhe të ofrojë qasje në banjo të pastra dhe të sigurta për njerëzit në mbarë botën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...