Lumezi: Viktimat e krimit po depërtojnë në sistemin e të drejtave të njeriut

17 Tetor 2016 - 15:26      

Kryeprokurori i Shtet Aleksandër Lumezi sot ka marrë pjesë në konferencën “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, të cilën e ka organizuar nga Prokuroria e Shtetit, njofton kumtesa prokuroriale, transmeton Koha.net.

Lumezi me këtë rast ka thënë se viktimat e krimit ngadalë por sigurt po depërtojnë në sistemin e të drejtave të njeriut, po bëhen objekt primar i të drejtës vendore si dhe po marrin trajtimin e duhur nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës.

Ai ka shtuar se e gjithë kjo nuk do të ishte e mundshme pa përkrahjen e vazhdueshme që kemi pas nga Ambasada e SHBA në Kosovë, andaj më lejoni që edhe para jush dhe publikisht të falënderoj Ambasadorin Delawie dhe zyrtarët tjerë të Ambasadës, për kontributin e tyre në avancimin e shumë çështjeve për mbrojtësit e viktimave të krimit si dhe për sigurimin dhe realizimin e të drejtave për viktimat e krimit.

Lumezi në vazhdim ka theksuar se Prokurori i Shtetit ka gatishmërinë dhe përkushtimin e tij ligjor për trajtimin e rasteve të viktimave të krimit me prioritet përmes Zyrës për mbrojtjen dhe ndihmën e viktimave, si dhe në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës ka caktuar prokurorët përgjegjës që do të merren me trajtimin e kësaj kategorie të ndjeshme të viktimave.

Sipas kryeprokurorit të shtetit, moszbulimi i autorëve të krimit sjellë pasoja negative si për shtetin ashtu edhe për viktimat e krimit. Në këto raste, fajtorët jo vetëm se i shpëtojnë ndëshkimit penal por edhe ju shtohet ’’oreksi’’ për të kryer vepra tjera penale, sepse krimi i cili nuk ndëshkohet mund të përsëritet.

Pasi ka konstatuar se prokurorët dhe gjyqtarët janë të ngarkuar me shumë lëndë, Lumezi ka thënë se ata duhet të shpenzojnë kohë për të trajtuar rastet kur shtetasit janë viktima të krimit.

Në fund, ka thënë Lumezi, dua të theksoj edhe një herë, se mbrojtja e të drejtave të viktimave nuk mund të arrihet nga një institucion i vetëm, por në këtë mision duhet të përfshihen të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe me ndihmën e komunitetit ku jetojnë, t’i ndihmojnë viktimat e krimit për të rindërtuar jetën e tyre në mënyrë normale dhe të lirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...