17 Tetor 2016 - 14:16
Kështu ka thënë kjo degë përmes një kumtese me të cilën njofton se më 15 tetor 2016 mbajti Kuvendin e vet të jashtëzakonshëm e zgjedhor.
Ferid Agani, shkarkuar nga post i kryetarit në fund të muajit të shkuar nga Kuvendi i Partisë së Drejtësisë, është liruar nga detyra e ministrit të MAPH për shkak të dyshimeve e hetimeve të keqpërdorimeve që po zhvillohen kundër tij në “rastin stenta”.
Lexoni edhe këtë: Partia e Drejtësisë shkarkoi Ferid Aganin, kryetar i ri Sylejman Çerkezi
Sipas kumtesës, në këtë Kuvend u “dënuan ashpër veprimet kundër-statutore të ish - kryetarit dhe të një pjese të degës së Kryesisë dhe tentativat e tyre për uzurpimin e udhëheqjes së Partisë së Drejtësisë në mënyrë jo ligjore dhe kundër-statutore” .
Kjo degë shkarkoi ish kryetarin e saj Abdullah Klinaku dhe në vend të tij zgjodhi Eroll Venharin.
Kuvendin e përshëndeti dhe edhe Ferid Agani, të cilin kumtesa e quan kryetar.
Agani tha se PD do ta kalojë edhe këtë sfidë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...