“Ka traditë bashkëpunimi Kosovë – Bankë Botërore”

17 Tetor 2016 - 13:53      

Presidenti Thaçi priti shefin e ri të Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në punën e tij të re, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

“Kemi instaluar traditë të bashkëpunimit të mirë në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Bankës Botërore dhe është e mirëseardhur mundësia për të thelluar këtë bashkëpunim”, është shprehur Thaçi.

Nga ana tjetër, shefi i ri i Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i lumtur me mundësinë që të punojë në Kosovë.

“Jemi duke përgatitur ciklin e ri të asistencës së Bankës Botërore”, ka thënë Mantovanelli, duke konfirmuar se do të vazhdohet përkrahja për shumicën e sektorëve, veçanërisht për bujqësinë, ujërat, shëndetësinë dhe teknologjinë informative. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...