17 Tetor 2016 - 13:19
"Kur e kam parë kornizën e negociatave për kapitullin 35, e kam vërejtur se, për fat të keq, përpiluesi i raportit (Edita Tahiri),e ka thënë të vërtetën. Ky është turp”, citon b92 të ketë thënë Gjuriq sot në mbledhjen e Këshillin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë.
Ai ka shtuar se përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare u ka thënë se Serbia e ka negociuesin e vet për anëtarësim në BE, se ajo është ministrja për Integrime Europiane Jadranka Joksimoviq, e jo Edita Tahiri.
Sipas fjalëve të Gjurqit, Qeveria e Serbisë është e përcaktuar qartë që çdo gjë të zgjidhet paqësisht e me dialog, porse, sipas tij, javëve të fundit, Prishtina, si dhe bashkësia ndërkombëtare, gjithnjë e më haptas, dialogun nuk po e shfrytëzojnë për normalizim marrëdhëniesh, por si platformë për imponimin e qëndrimit për pavarësi të Kosovës.
"Kurrë nuk kanë për ta shtyrë Serbinë që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...