Thaçi kërkon mbrojtje dhe kompensim për viktimat e dhunës

17 Tetor 2016 - 12:38      

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, të cilën e ka organizuar nga Prokuroria e Shtetit, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Në kuadër të masave që janë ndërmarr për ndërtimin e një shteti të dinjitetshëm, Thaçi ka thënë se është edhe nxjerrja e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe më pas edhe krijimi i mekanizmave përkatës që janë të nevojshëm për zbatimin e këtij ligji.

“Në rrjedhë të synimeve dhe obligimeve kushtetuese dhe ligjore, shfrytëzojë rastin që në këtë konferencë, ku po fillon shënimi i javës për të drejtat e viktimave, të ftojë të gjitha autoritetet kompetente, që karshi obligimeve kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private e familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimat e krimit”, ka thënë ai.

Thaçi ka ftuar të gjitha institucionet relevante që të bëjnë edhe më shumë për informimin e qytetarëve për të drejtën e tyre në kompensim.

“Ministria e Drejtësisë, institucionet shëndetësore dhe sociale, policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të punojnë më shumë që këtë të drejtë ta njohin sa më shumë qytetarët dhe të bëjnë fushata vetëdijesimi dhe forma tjera të informimit publik, ku qytetarët do të kenë në dispozicion informatat e nevojshme lidhur me procedurat për realizimin e të drejtës për kompensim”, ka thënë ai.

Duke i kujtuar dhe mbrojtur, Thaçi ka thënë se ndihmojmë viktimat e krimit dhe si rrjedhojë duke krijuar dhe funksionalizuar të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, do të ndihmojmë që Kosova të ndërtohet si shtet, ku dinjiteti i njeriut është vlerë e pacenueshme dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Pjesë e konferencës “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, e cila sivjet mban sloganin “1 javë vetëdijesim, 365 ditë shërbim”, ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...