17 Tetor 2016 - 11:32
Ky arbitrazh, nëse ndodh, siç transmeton” Veçernje Novosti”, me status do të ishte neutral sepse ai do të udhëhiqej nga persona juridikë e Prishtina, e jo ndërmjet dy shteteve. Kështu është bërë edhe vjet me rastin, siç thotë kjo gazetë, e plaçkitjes së Qendrës për skijim Brezovica, kur “Ineks Intereksport” dhe “Skijališta Srbije” e njoftuan Prishtinën se ekzistonin mundësia që mbrojtja e të drejtës të kërkohet në Odën Tregtare ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.
Fondi për Zhvillim i ka thënë Kosovës se me Ligin për Trepçën përshkruhet aksioni shpronësues, veprimet dhe asetet e operacioneve të kompanisë që është në zotërim të tyre dhe jep pëlqimin që kontesti të zgjidhet me arbitrazh.
“Topi tani është në fushën e autoriteteve kosovare të cilat vetë e kanë shkruar se kontestet me investitorët mund të zgjidhen kështu në tri adresa – me ndërmjetësim të KB-së, Bankës Botërore ose me Odën e përmendur.
Tek arbitrazhi me siguri nuk do të shkohet nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës Ligjin për Trepçën e shpall jo kushtetues, ashtu si ka kërkuar Lista Serbe, thuhet në Beograd.
Përgjigja mund të pritet gjatë 60 ditëve të ardhshme, përkatësisht në mesin e dhjetorit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...