Pacollët në Hajvali lavdërojnë AKR-në

17 Tetor 2016 - 10:46      

Dega e AKR-së në Hajvali ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.

Në punimet e tij mori pjesë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatoi i nëndegës së Hajvalisë, Islam Pacolli.

Lideri i AKR-së tha se partia është duke gjetur mbështetje në të gjitha anët e vendit dhe se janë duke u ndërtuar strukturat e qëndrueshme me rreth 45,000 njerëz të përfshirë në proces të zgjedhjeve në parti. “800 nëndegë janë treguesi më i mirë se AKR-ja do të arrijë t’i marrë 20% të votave”, tha Pacolli.

Kuvendi, më pas, me shumicë votash kryetar zgjodhi Islam Pacolli i cili po ashtu premtoi suksese zgjedhore.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...