17 Tetor 2016 - 10:32
Në këtë takim, bëhet e ditur se, Rrahmani ka theksuar se midis dy shteteve ekzistojnë mundësi të shumta bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, transmeton Koha.net.
Në këtë aspekt, ai ka rikujtuar Memorandumin e bashkëpunimit, të nënshkruar vitin e kaluar në Zagreb midis dy ministrive respektive për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.
Duke shprehur interesimin për vazhdimin e bashkëpunimit mbi bazën edhe të Forumit të vjetëm të shëndetësisë kosovare – kroate, të mbajtur vitin e kaluar në Prishtinë, por edhe mbi bazën e Memorandumit të bashkëpunimit, ambasadorja Kapitanoviq tha se midis institucioneve shëndetësore të dy vendeve ka shumë mundësi bashkëpunimi si fushën e ofrimit të shërbimeve ashtu edhe të këmbimit të kuadrove, specializimit të një numri mjekësh nga Kosova në Kroaci dhe në fusha të tjera.
Rrahmani, nga ana e tij tha se me fillimin e sigurimeve shëndetësore vitin që vjen, mundësi të reja bashkëpunimi do të hapen për bashkëpunim konkret, ndërkohë që vlerësoi gatishmërinë e institucioneve kroate për të ofruar ekspertizën e tyre edhe në këtë fushë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...