Foto: Reuters

Shqiptarët në Mal të Zi fituan vetëm 1 mandat

17 Tetor 2016 - 09:08      

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare të Malit të Zi , shqiptarët fituan vetëm një mandat, transmeton Koha.net.

Shqiptarët në këto zgjedhje dolën me tri subjekte: Me dy koalicione dhe Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve.

Këtë mandat e ka fituar Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH ka fituar 1 mandat.

Koalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva dhe Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve kanë mbetur pa mandat.

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH ka fituar 1,20% ose 4500 vota – 1 mandat.

Koalicioni Shqiptar “Me një qellim” PD-IQ-LDMZ-Perspektiva ka fituar 0.90% ose 3500 vota – 0 mandat.

Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve ka fituar 0.40% ose 1500 vota – 0 mandat.

Në Mal të Zi ka 8 parti shqiptare për 20 mijë votues shqiptarë që ka i gjithë Mali i Zi dhe këto 8 parti në këto zgjedhje dolën me tre koalicione të ndryshme apo tre lista. Kjo bëri që shqiptarët të kenë momentalisht dhe përfaqësimin më të ulët që kanë pasur ndonjëherë në këto 25 vite, me vetëm një deputet në Parlament.

Nëse shqiptarët do të dilnin me një koalicion të vetëm do kishin mundësi të merrnin deri në 5 mandate, duke u bërë vërtet një faktor përfaqësues dhe i rëndësishëm i pakicave shqiptare në Mal të Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...