Foto: Koha

Çfarë moti do të kemi në pesë ditët e ardhshme

17 Tetor 2016 - 08:11      

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të jetë me shi.

Në një njoftim për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa në viset malore temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius, transmeton Koha.net.

“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin do të jenë labile dhe si rrjedhojë do të krijojnë kushte për mot të ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe reshje shiu.

Reshje shiu parashihet te ketë ditën e mërkurë dhe te premten. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 9m”, thuhet në komunikatën e IHMK-s. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...