Pas një viti, MPB-ja pritet të përmbyllë tenderin për targa të automjeteve

17 Tetor 2016 - 07:12      

Pas më shumë se një viti, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që ta përmbyllë procesin tenderues për furnizim me targa të automjeteve.

Kjo pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka bërë publik vendimin, me të cilin janë hedhur poshtë tri ankesat e operatorëve ekonomikë të eliminuar dhe ka autorizuar MPB-në që të vazhdojë aktivitetin e prokurimit.

Ky vendim i OSHP-së ka ardhur vetëm një javë pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për tenderin në fjalë, për shkak të zvarritjes së tenderit.

Mirëpo, kompanitë ankuese që pretendojnë se janë eliminuar padrejtësisht nga gara nuk pajtohen me vendimin e OSHP-së, madje akuzojnë MPB-në se e ka rekomanduar për kontratë një kompani të papërgjegjshme dhe më të shtrenjtë për rreth 500 mijë euro.

MPB-së i mbetet që brenda 10 ditësh të ndërmarrë hapat e nevojshëm për këtë aktivitet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...