17 Tetor 2016 - 06:49
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 22 raste ndërlidhen me nenin 339 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’, e të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mashtrime të kompanive duke bërë ndërhyrje në e-mail adresat e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
“Përmes veprimeve të caktuara është bërë ndërrimi i xhirollogarisë bankare të bizneseve nga ajo reale në atë të falsifikuar, dhe për pasojë disa biznese janë dëmtuar në shuma të mëdha të parave, 4 raste ndërlidhen me nenin 238 ‘Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’, 2 raste ndërlidhen me nenin 307 ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit (vendosja e pajisjeve të modifikuara në bankomatët (ATM) e bankave në Republikën e Kosovës për klonimin-kopjimin e kredit-kartave bankare”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas koordinatorit nacional për Strategjinë Shtetërore për Siguri Kibernetike, zv.ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, sulmet kibernetike do të jenë një prej sfidave për institucionet e Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...