Forcat Speciale të Ushtrisë Shqiptare festojnë 18 vjetorin [foto]

16 Tetor 2016 - 22:47      

Forcat Speciale të Ushtrisë shqiptare kanë festuar 18-vjetorin e krijimit të kësaj njësie.

Në ceremoninë e organizuar në mjediset e këtij batalioni, në Zall Herr, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si dhe drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura.

Në fjalën përshëndetëse, ministrja Kodheli vlerësoi rolin e Forcave Speciale në operacionet e zhvilluar si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve të vendit, në kuadër të misioneve të NATO-s.

Kodheli ka kujtuar edhe dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Voglin, i cili siç tha ajo, dha jetën për një botë më të sigurt e për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë festojnë sot krijimin e një ndër strukturave më të reja të saj, por pa as më të voglin dyshim, një nga më elitaret. Nuk mund të mos ndihesh krenare kur kthen kokën pas dhe shikon se çfarë kanë arritur Forcat Speciale shqiptare në këto 18 vite të ekzistencës së tyre. Që nga patrullimi i kufirit shqiptar gjatë Luftës në Kosovë, në Afganistan, Irak, Çad e deri te operacionet e përbashkëta me Policinë e Shtetit. Është dita të kujtojmë edhe dëshmorin e atdheut kapiten FetiVogli. Por është edhe dita të shprehim mbështetjen për Forcat Speciale që shumë shpejt do të përfaqësojnë Shqipërinë në misionet e NATO-s”, ka thënë Kodheli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...