Njëri prej serbëve të arrestuar sot në Mal të Zi për terrorizëm, i njohur edhe në Kosovë [video]

16 Tetor 2016 - 22:03      

Emri i Bratisllav Dikiqit i arrestuar sot në Podgoricë, si i dyshuar për sulme terroriste nuk është i panjohur në Kosovë.

Ish-shefi i xhandarmërisë serbe kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe që po mbaheshin në Kosovë më 4 nëntor të vitit 2013, raporton Kosovapress. Ai në atë kohë, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë serbe ishte akuzuar nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.

Këto akuza i kishte mohuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë duke thënë se të gjithë ata që kanë shkaktuar dhunë do të ndiqen penalisht.

Bratisllav Dikiq është arrestuar mbrëmë në Podgoricë së bashku me 19 persona tjerë të gjithë shtetas të Serbisë me akuzën për sulme terroriste ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Prokuroria e Malit të Zi ka thënë sot se Dikiq së bashku me grupin e armatosur kriminal kishin për qëllim që të sulmonin qytetarët, ta marrin Qeverinë me dhunë si dhe të kidnaponin kryeministrin aktual Millo Gjukanoviq.

Se si vepronte Dikiq gjatë kohës sa ishte në xhandarmërinë serbe në veri të Mitrovicës më 4 nëntor të vitit 2013 mund ta shihni videon më poshtë: 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...