S’ka staf për funksionalizimin e ambulancës në Qendrën e Studentëve [video]

16 Tetor 2016 - 19:39      

Qindra të rinjve që studiojnë në kryeqytet u duhet të gjinden në mënyra të ndryshme kur kanë nevojë për ndihmë shëndetësore.

Kjo në mungesë të një qendre të mjekësisë familjare, e cila do të ishte më e qasshme për ta, raporton KTV.

Një objekt krejt afër qendrës së studentëve, që më herët kryente këto shërbime, tash e disa vjet është jofunksional.

Komuna e Prishtinës ka marrë përgjegjësinë që ta rinovojë atë, por telashe kanë me mungesë të stafit.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se kjo iniciativë është marrë vetëm nga vullneti i mirë e jo se është obligim i tyre.

Në Prishtinë ka mbi 30 qendra të mjekësisë familjare, të cilat shërbejnë për qytetarët, përcjell Koha.net. Por është e përcaktuar që shërbimet t’i marrin sipas vendbanimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...