
16 Tetor 2016 - 19:05
Raporti i nxjerrë ditë më parë konstaton se Ministria Punës dhe Inspektorati i Punës nuk kanë arritur të vënë rregullat e nevojshme në sigurinë e punëtorëve të angazhuar në biznesin e ndërtimit.
Vetëm gjatë vitit të kaluar 8 punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës dhe 44 të tjerë janë lënduar.
Ndërsa, si problem për numrin e madh të aksidenteve në punë auditori e sheh numrin e vogël të inspektimeve dhe mungesën e inspektorëve të kualifikuar.
Një krahasim i bërë nga auditori me punën e inspektorëve të Kosovës me ata të Maqedonisë konstaton se një inspektor maqedonas kryen 63% më shumë punë se sa një inspektor në Kosovë.
Për të gjitha këto vërejtje të auditorit nuk ka dashur t’i komentojë kryeinspektori i Punës në ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi.
Ai shkurt ka thënë se janë të njoftuar me vërejtjet e auditorit dhe do t’i marrin parasysh.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...