16 Tetor 2016 - 15:40
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Bujqësisë, ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR - Agjencia Pyjore e Kosovës dhe është duke u implementuar nga dy kompani që janë kontraktuar.
“Sipërfaqja e përgjithshme e planifikuar për pyllëzim është 295 hektarë e ndarë në 3 Llote të ndryshme në të gjithë Kosovën. Edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga Fidanishtja pyjore që gjendet në fshatin Araberd të Istogut, e që është pjesë e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Punimet janë duke u monitoruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Autoritetet Pyjore Komunale. Projekti vetëm për pyllëzim ka filluar me datë 1 tetor 2016 dhe pritet të përfundoj deri me 15 nëntor 2016, ndërsa mirëmbajtja e tyre do të bëhet deri në fund të vitit 2018. Po ashtu me kërkesën e Komunës së Fushë-Kosovës, Agjencia Pyjore e Kosovës i ka ofruar një numër prej 25.000 fidanësh falas, për pyllëzimin e një sipërfaqe prej 10 hektarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndërsa projekti i dytë që është duke u implementuar nga APK-ja, është edhe ai i “Mirëmbajtjes së pyllëzimeve të realizuara në vjeshtën e vitit 2015”.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, edhe ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR - Agjencia Pyjore e Kosovës, dhe sipërfaqja e përgjithshme që duhet të mirëmbahet është 172 hektarë. Punimet janë duke u zhvilluar nga një kompani e vetme, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij projekti deri në fund të vitit 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...