Policia shqiptare gjobit kosovarin, ky i fundit e “denoncon” te Berisha

16 Tetor 2016 - 15:16      

Një qytetar nga Kosova e ka denoncuar Policinë e Shtetit shqiptar se prej disa ditësh, policia rrugore po gjobit në mënyrë krejt të kundërligjshme automjetet nga Kosova duke u “vjelë” nga 61 euro nën pretendimin e tejkalimit të shpejtësisë.

Këtë denoncim, qytetari nga Kosova e ka bërë tek ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili reagimin e këtij qytetari e ka postuar në faqen e tij në Facebook.

“Përshëndetje Z.Berisha siç po e shihni edhe në foto, sot gjatë rrugëtimit tonë për në Tiranë, policia rrugore e Shqipërisë na ndalë siç ndalë pothuajse çdo kosovar që mësyn Shqipërinë dhe dënon-gjobit (plaçkit) 61Euro Cash për arsye tejkalim shpejtësie gjë të cilën nuk arrin as vetë polici të ta dëshmoj. Maltretimi nuk mbaron këtu, ata të ndalin patentën me mundësi ri-marrje vetëm pas 3 dite dhe nëse unë si qytetar i Kosovës dua të vazhdoj rrugëtimin tim drejt Maqedonisë ose Malit të Zi nuk mundem pa patentë shoferin të cilin me ka konfiskuar policia Shqipërisë edhe pse e kam paguar gjobën-plaçkitjen”, akuzon qytetari dixhital i cili kësaj herë thotë se është nga Kosova.

Duket se e gjithë kjo situatë ka nxitur edhe keqardhjen e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa denoncimi mbyllet me fjalët: “Kjo është mikpritja vëllazërore e shtetit shqiptar për në kosovarët që duam ta kalojmë një ditë në Shqipëri. Kjo nuk është tjetër përveçse TURP TURP TURP”.

Pas këtij denoncimi, ish-kryeministri Berisha i bën thirrje prokurorisë të vendosë para ligjit atë që ai i cilëson si “banditët me uniformë që plaçkitin me gjoba qytetarët!”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...