16 Tetor 2016 - 14:57
Ai tha se tërmete me magnitudë kaq të madhe shoqërohen zakonisht edhe me lëkundje të tjera, duke sqaruar se gjatë natës së shkuar janë regjistruar rreth 70 lëkundje të vogla që vijnë pas tërmetit të parë.
Gjatë një bisede telefonike për “Ora News”, Ormeni tha se mbrëmë në orën 22:14, një tërmet me magnitudë 5.5 i shkallës rihter goditi Greqinë veriore.
Ai bëri me dije se tërmeti me epiqendër 16 km në veriperëndim të Janinës dhe 50 km në jug të Sarandës, pati një intensitet me epiqendër me 7-8 ballë, pra që ka shkaktuar dëmtime.
“Ky tërmet është ndjerë edhe në Shqipërinë e jugut. Ai është ndjerë 6 ballë në qytetin e Sarandës dhe Leskovikut, 5-6 ballë në Gjirokastër, Përmet, 5 ballë në Tepelenë, 4 ballë në Korçë, Berat dhe Vlorë, 3 ballë në Tiranë dhe Durrës. Dy orë pas goditjeve me maginutë më të madhe të kësaj serie kanë pasur një magnitudë 4.9 të shkallës riter. Goditja kryesore është me mbi 70 pasgoditje nga të cilat 9 kanë me magnitudë mbi 4 rihter dhe 4 nga këto ma maginutë 4.5 ballë”, deklaroi Ormeni.
I pyetur nëse priten lëkundje të tjera, ai tha se një tërmet me këtë maginitudë shoqërohet me pasgoditje.
Sipas tij, është një tërmet i shoqëruar me shumë pas goditje, por shkalla e madhësisë së tyre po vjen duke u zvogëluar, çka tregon se është drejt shuarjes.
“Deri sa të vendoset gjendja e ekuilibrit në zonën e thyerjes së masës shkëmbore nëntokësore, kuptohet do të gjenerohen të tjera lëkundje, me magnituda më të vogla. Ky rajon që rrethon Shqipërinë përfshihet nga një zonë tektonike mjaft e gjerë”, u shpreh ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...