Foto: Reuters / ilustrim

Ambasada Amerikane: Kujdes nga mashtrimet me Lotarinë Amerikane

16 Tetor 2016 - 13:34      

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar sërish qytetarët shqiptarë që të bëjnë kujdes me ata që i mashtrojnë, u kërkojnë para apo u bëjnë oferta të tjera në një kohë kur gjithkush mund të aplikojë falas nga uebsajti zyrtar i Lotarisë.

Ambasada Amerikane shkruan sot se “nëse po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane, shmangni mashtrimet duke pasur në mend këto këshilla” dhe jep adresën zyrtare se ku duhet të orientohen qytetarët (KLIKONI KËTU PËR TË HYRË NË FAQEN ZYRTARE PËR APLIKIM) si dhe kujton rregullat më poshtë në gjuhën shqipe:

“Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3 Maj 2016 deri më 30 shtator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë http://dvlottery.state.gov/esc. Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...