KQZ vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi

16 Tetor 2016 - 11:11      

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve Ilir Gashi, Sami Hamiti, Binak Vishaj, Ercan Spat dhe Nenad Rikalo, po qëndrojnë në Mal të Zi për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot.

Daka është pritur në takim nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Malit të Zi, Budimir Saranoviq.

Gjatë këtij takimi, kryetarja Daka uroi që dita e zgjedhjeve të përmbyllet suksesshëm, ndërsa Saranoviq falënderoi KQZ-në për interesimin e shprehur për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në këtë vend.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Nazmije Ibrahimi si dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Delegacioni i KQZ-së do të qëndrojë në një numër të madh qendrash votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...