16 Tetor 2016 - 10:12
Siç raportohet, tërmeti është ndierë shumë në Gjirokastër, por është ndjerë edhe në Tiranë, Korçë dhe më gjerë.
Tërmeti në Gjirokastër mësohet se ka zgjatur më shumë se 4 sekonda.
Sipas institutit gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit 5.5 ballë të Rihterit ishte 16 kilometra në veri-perëndim të Janinës, në zonën mes qytetit të Janinës dhe Kalpaqit, vetëm 20 kilometra larg kufirit me Shqipërinë.
Sipas këtij instituti, thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, çka e bëri lëkundjen edhe më të fortë.
Ende nuk ka njoftime për dëme në njerëz, por banorë të zonës thanë se janë dëmtuar disa godina të vjetra dhe mure rrethuese.
Mediat në Shqipëri mbrëmë kanë raportuar për shembjen e dy shtëpive të boshatisura në Tepelenë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...