15 Tetor 2016 - 23:27
Shefja e delegacionit të Serbisë në Strasburg, Aleksandra Gjuroviq, ka thënë për “Novosti” se presidenti i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare në Këshill të Evropës, Danac Mogens Jensen, ka paralajmëruar se do të kërkojë që të dërguarit e Kosovës të mos jenë vetëm pjesëmarrës në seancat plenare, por edhe të shprehen për të gjitha temat.
“Kjo do ta prishte neutralitetin e Këshillit të Evropës. Do të krijonte precedent. Do të bëjmë gjithçka që të mos vijë deri te kjo pikë”, ka thënë Gjuroviq, transmeton Koha.net.
Sipas informatave të “Novostit”, plani i Kosovës është që në KE të hyjnë “përmes portës së vogël”, duke shfrytëzuar interpretime të ndryshme nga rezoluta e janarit, e cila flet për gjendjen në Kosovë.
“Aty gjendet edhe formulimi për “rritjen e bashkëpunimit në mënyrë që gjendja e rëndë e të drejtave të njeriut të monitorohet nga afër në Kosovë dhe të përmirësohet”. Por disa e kanë interpretuar këtë si një thirrje ndaj deputetëve për të hyrë në Kuvend”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...