
16 Tetor 2016 - 08:04
Dhe, është Beogradi që u ka dhënë zjarr kërcënimeve këtë javë, pasi Kuvendi i Kosovës nxori një ligj, me të cilin e bën Qeverinë pronare të 80 për qind të aksioneve në tri njësitë më thelbësore të Trepçës, e punëtorët i bën hisedarë me 20 për qind të aksioneve të tjera. Qeveria serbe e ka “anuluar” këtë vendim. Ndërkaq, kërcënimi i dhënë këtë javë nga presidenti serb, Tomislav Nikoliq, është se nuk përjashtohet asnjë mjet për ta vënë kontrollin mbi kompleksin metalurgjik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nxjerrja e ligjit është bërë sebep që edhe përfaqësuesit e serbëve – komunitetit që përbëjnë rreth 5 për qind të popullit të Kosovës – t’i ngrijnë pozitat në Qeveri e Kuvend, pasi kanë insistuar që secila zgjidhje për Trepçën duhet të dalë nga dialogu me Serbinë. Ata e kanë shpallur ligjin “shkronjë të vdekur”. Dhe, meqë një pjesë e minierave ndodhen në komunat e veriut të banuara me serbë, kanë kërcënuar se atje ligji nuk do të mund të zbatohet... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...