
16 Tetor 2016 - 07:02
Akademik Dushi ka punuar kohë të gjatë në “Trepçë”. Ai është njeriu që më së shumti është marrë me studime rreth këtij gjiganti metalurgjik dhe minierave në përgjithësi. Ka dy vëllime për pasuritë minerale të Kosovës, e në monografinë e ASHAK-ut “Kosova” ka autorësinë mbi nënzërin “Pasuritë minerale-xehetaria”. Në punime të veçanta për “Trepçën” ka trajtuar prodhimin e argjendit, të arit, bismutit dhe të kadmiumit, ka faktuar veprimet shkatërruese dhe gjenocidale serbe ndaj resurseve minerale, si dhe ka trajtuar edhe aspektet e borxheve dhe të pronësisë mbi “Trepçën”.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, akademik Dushi ka argumentuar pse Kosova ka pronësinë mbi këtë gjigant metalurgjik. Ai ka thënë ta ketë të qartë se nuk do të jetë i lehtë zbatimi i ligjit në veriun e banuar me serbë, ku është njëra prej tri njësive të “Trepçës”, aksionare e të cilave është bërë Qeveria. Megjithëkëtë, ka thënë se Kosova nuk duhet zmbrapsur... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...