Foto: Reuters / ilustrim

Nga mbi 9 mijë aplikantë, 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani

15 Tetor 2016 - 20:33      

Bashkëpunimi Kosovë - Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, tani po jep rezultatet konkrete, kjo pasi 4 nga 5 aplikantë nga Kosova po marrin leje pune në Gjermani.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se vetëm deri në gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530, ndërsa, sipas tij, ky zhvillim i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal.

“Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, ka theksuar Abrashi, raporton Koha.net.

Gjithsesi, synimi i ynë kryesor, ka thënë më tej ministri i Punës, Arban Abrashi, është hapja e vendeve të punës në Kosovë, “prandaj ky punësim i përkohshëm ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjermanë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...