Horizonti i ri që po i hapet Trepçës pas miratimit të Ligjit për të [video]

15 Tetor 2016 - 22:35      

Horizonti i ri i Trepçës, që po i hapet këtij gjiganti metalurgjik pas Ligjit të miratuar për të, vjen me një seri artikujsh si tema e javës këtë të diel me “Koha Ditore”.

Në faqet e edicionit të kësaj të diele, do të mund të lexoni për drejtimet që mund të marrë Trepça pas miratimit të Ligjit për të dhe për pretendimet e Serbisë ndaj saj.

Që “Trepça nuk është veç Trepçë” tregon rolin që minatorët kanë pasur në jetën politike, kur filloi shthurja e Jugosllavisë.

Për organizimin nga fillimi të Trepçës, pas ligjit për të dhe për rreziqet që i kanosen Trepçës, do të mund të kuptoni nga një intervistë me akademik Minir Dushin.

Më tutje, do të lexoni një reportazh për minatorët e Kishnicës që presin ringjalljen dhe një tjetër për miqësinë në qendrën “Për Jetë të Pavarur” në Vitomiricë të Pejës.

Nga bota, do të njiheni me afganët që i vuajnë në shtëpi pleqsh dënimet me burgim dhe për kampin e këngës dhe kallashnikovëve në Ukrainë.

Në faqet e kulturës do të mësoni për artistin shqiptar Saimir Strati, që synon rekordin e 10-të të Guinness, dhe për violinën e parë të orkestrës spanjolle.

Për inspirimin që rrjedh nga ngjarja, imagjinata dhe përjetimi, do të lexoni te “7 shkronjat” e kompozitorit Memli Kelmendi, kurse te Monumenti, do të njiheni me shembullin unik të Hamamit me Kullë Sahati.

Në artikujt e sportit, mund të lexoni për futbollistin Sinan Bytyçi që me zemër është në Kosovë, me trup në Holandë e me mendje në Angli, si dhe për merakun e gjigantes së basketbollit, Vlora Braha.

Këta dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, teknologjia dhe moda, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...