Foto: Koha

OVL të UÇK-së zgjedhin kryesinë e re [video]

15 Tetor 2016 - 19:20      

Hysni Gucati është zgjedhur kryetar i OVL të UÇK-së.

Megjithatë, procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të veteranëve të luftës nuk u nis mbarë, raporton KTV.

Pak minuta para se të hapej kuvendi, fotografia e komandantit Adem Jashari, nga muri u përplas për toke dhe pasi u zhvesh nga korniza e thyer, iu bë një vend i ri.

Të pranishmëve fillimisht iu drejtua ushtruesi i detyrës së kryetarit, Smajl Elezaj, duke e vlerësuar si të rëndësishëm për të ardhmen këtë kuvend.

Shkumbin Demaliaj, ish-komandant në Zonën e Dukagjinit, ka kërkuar nga kryesia e re që të kenë prioritet ligjin për UÇK-në.

Njëherësh, ish-deputeti Demaliaj, ka kërkuar që të hiqen pensionet, pasi siç u shpreh, ‘kanë mashtruar për 170 euro pension’, dhe sipas tij, nuk kanë luftuar për pension.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...