Marshi kundër dhunës ndaj të miturës në Rahovec [video]

15 Tetor 2016 - 19:16      

Goditjet dhe zvarritja që iu bë një të miture nga xhaxhai i saj, i ndihmuar nga dy persona të tjerë në oborrin e një shkolle në Rahovec, bënë që thirrjet nga rrjetet sociale të zhvendosen në rrugë..

Marshi i organizuar me iniciativë të qytetarëve, nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të përfunduar para rrethojave të Kuvendit, raporton KTV.

Këtu u vendosën parullat që bënin thirrje për drejtësi ndaj këtyre rasteve.

E bindur se me miratimin e Kodit të të Miturve dhe Strategjisë kundër dhunës në familje do të parandalohen dukuritë dhe pamjet që u panë një ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë kërkoi që drejtësia ta thotë fjalën e saj në këtë rast.

Legjislacioni i deritanishëm nuk ka bërë që ato të zbatohen në praktikë.

Për deputeten Blerta Deliu, brengosëse mbetet mungesa e pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në konsultim me Prokurorinë, është duke u marrë me rastin.

Ndërkaq, trajtimi i viktimës nga aspekti social-edukativ dhe shëndetësor-mjekësor, është realizuar nga autoritetet kompetente përgjegjëse, thuhet në njoftimin e Policisë.

E në mesin e shumë reagimeve, dhunën ndaj së miturës 16-vjeçare, e dënoi edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Megjithatë, të dhënat për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve, flasin për një shkallë të lartë të kësaj dukurie në vend.

Një anketë e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e bërë deri në moshën 14-vjeçare, tregon se rreth 61 % e fëmijëve të përfshirë në anketë, kanë deklaruar se ishin viktimë e dhunës, ku 24 % e tyre kishin marrë ndëshkim fizik. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...