
15 Tetor 2016 - 19:11
Madje, institucionet kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të nisin takimet me kompani të ndryshme, të cilat, sipas tyre, vazhdojnë të jenë të interesuara që ta investojnë kapitalin e tyre në Brezovicë, raporton KTV.
Si zgjidhje për të mos lejuar ndikimin e Serbisë në dështim të projektit, Bajrami thotë se do t’i kontaktojnë vetëm ato kompani që vijnë nga vendet që e kanë njohur Kosovën, ani pse konsorciumi fitues i fundit vinte nga Franca, vend që e ka njohur shtetin tonë.
Këto plane i quan tërësisht të gabueshme, eksperti i turizmit Zekë Çeku.
Ai thotë se Ministria e Tregtisë nuk ka kapacitete të merret me një projekt të tillë dhe se para se të kontaktohen kompanitë, duhet të ketë diskutime të sinqerta për komunitetin në atë pjesë.
Pa ndonjë zgjidhje për projektet e mëdha po e sheh edhe Instituti GAP, Ligjin për Investimet Strategjike.
Drejtues të konsorciumit që dështoi t’i mbledhë paratë për Brezovicën, patën renditur problemet me paqëndrueshmërinë politike dhe ndikimin e madh të Serbisë me paralajmërimet për padi ndaj kompanive që do t’i bashkohen realizimit të këtij projekti.
Kësaj të fundit i pati dalë shumë në ndihmë Lista Serbe, duke kundërshtuar vazhdimisht investimet në Brezovicë dhe së fundi kanë paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese të Ligjit të miratuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...