15 Tetor 2016 - 18:12
Këtë deklaratë, Murtezaj e ka bërë gjatë fjalimit në hapjen e punimeve të Forumit Global të organizuar nga Universiteti i Iowas, ku janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me kombin, shtetin, dhe ridefinimin global të konceptit të vetëvendosjes.
Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowas, Murtezaj e ka vlerësuar lartë përkrahjen që ky shtet i ka ofruar Kosovës në fusha të ndryshme si mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të programeve të partneritetit dhe për MPJ-në, në ngritjen e kapaciteteve në fushën e drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare.
Zëvendësministri i Jashtëm ka mbajtur fjalim edhe në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë të Iowas, ku ka trajtuar marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve.
I shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, zëvendësministri Murtezaj ka zhvilluar takime të shumta, me qëllimin kryesor thellimin e bashkëpunimit dhe gjetjes së formave të përkrahjes në fushën e arsimit, ekonomisë, kulturës, bujqësisë dhe drejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...