Nderohet në Selanik ish-konsulli shqiptar Riza Poda

15 Tetor 2016 - 15:15      

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Boutaris, në një ceremoni të posaçme i ka akorduar ish-konsullit të përgjithshëm të Shqipërisë në këtë qytet, Riza Poda, një çmim të veçantë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e madh në përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Poda është nderuar në veçanti për krijimin e kontakteve në fushën e biznesit, marrëveshjet e reja të bashkëpunimit shkencor midis universiteteve të dy vendeve, si dhe për punën për rritjen e prestigjit të komunitetit shqiptar në Greqinë e veriut.

“Ai ndihmoi jashtë mase në binjakëzimin me Durrësin gjatë udhëtimeve të shumta që kemi bërë në Shqipëri, duke hapur rrugën që këto marrëdhënie të jenë çdo ditë edhe më të mira”, deklaroi Boutaris, raporton Tch.

Përveç çmimit të veçantë, zoti Boutaris i ka dhuruar Podës edhe një pllakë mermeri të gdhendur, kopje nga arti bizantin me dekoracion një bistak rrushi, pasi kryebashkiaku është prodhues i njohur i verës në veri të Greqisë.

“Është një nder i madh për mua që dëgjoj këto fjalë të ngrohta nga kryebashkiaku i Selanikut dhe e falënderoj atë jashtë mase për këtë vlerësim në adresën time. Dua të theksoj se, ashtu siç e përmendi dhe ai në fjalën e tij, kam kaluar vite shumë të bukura këtu në Selanik, në këtë qytet të mrekullueshëm dhe shpresoj të kemi bërë një punë të mirë së bashku, ju dhe unë, konsullata dhe bashkia, për të mirën e dy vendeve”, u shpreh nga ana e tij Poda, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Pragë.

Në këtë event morën pjesë edhe ish-zyrtarë të pushtetit vendor në Selanik, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Selanik, si dhe miq e dashamirës të të dy vendeve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...