Hoxhaj pret raporte të reja me OSBE-në në Kosovë me Braathun në krye

15 Tetor 2016 - 14:33      

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jaan Braathu, të cilin e ka uruar për postin e ri në një organizatë që ka shumë rëndësi për Kosovën dhe demokracinë e saj të re.

“Pata një takim shumë të mirë dhe njoftues me shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. Është një mundësi e jashtëzakonshme për institucionet dhe shoqërinë tonë që të përfitojë edhe më shumë nga kjo organizatë në avancimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj dhe Braathu janë pajtuar për një dinamizim më të madh të shkëmbimeve me OSBE-në e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë në Kosovë.

Braathu para këtij funksioni të ri, ka shërbyer për shumë vite Ambasador i Norvegjisë në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...