15 Tetor 2016 - 13:06
“Degët e LDK-së konsiderojnë se ky sulm i kryer në objektin e Komunës së Lipjanit, është kërcënim i hapur dhe serioz ndaj jetës së drejtorit Hasani, sulm mbi institucionet dhe ndaj autoriteteve lokale, të cilat burojnë nga vota e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Pas takimit të zhvilluar, degët e LDK-së kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore ndaj kryesit të këtij akti të rëndë e të papranueshëm, si dhe të mbrojnë jetën e të sigurojnë veprimtarinë e ligjshme të të zgjedhurve.
“Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu, shprehin mbështetje të plotë për drejtorin Hasani dhe të gjithë zyrtarët e Komunës së Lipjanit të drejtuar nga kryetari Imri Ahmeti, duke i inkurajuar që të vazhdojnë punën e shkëlqyeshme që po bëjnë në Lipjan në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, ofrimin e shërbimeve si dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Komunës”, thuhet në reagim.
Kohavisioni kishte raportuar Naim Gashi është personi, i cili e ka sulmuar drejtorin e Arsimit të komunës së Lipjanit, Rasim Hasani, në zyrën e tij, i cili po ashtu me vete ka pasur edhe armë. [Video] Gashi ka punuar si zyrtar administrativ në shkollën “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë të Lipjanit, por kontrata e tij ka përfunduar në fund të muajit gusht dhe më nuk i është vazhduar më. Kjo është edhe arsyeja, sipas Hasanit, pse ka ndodhur sulmi.
Ai, nëpërmjet telefonit, i ka thënë KTV-së, se është kërcënuar edhe më herët nga po i njëjti person. Por ai thotë se të tilla probleme iu ka lënë shumë qeverisja e kaluar, pasi ka punësuar njerëz pa konkurse të shpallura dhe pa përvojë ose kualifikim adekuat për pozita të caktuara, siç është rasti i Gashit.
Drejtori i Shkollës “Shtjefën Gjeqovi”, Bajram Gashi, në një deklaratë që ka dërguar në Drejtorinë e Arsimit, kishte njoftuar se Naim Gashi po vazhdon të tregojë papërgjegjësi në punë. Me Naim Gashin ndërkohë ka qenë e pamundur të kontaktohet sepse ai aktualisht është në mbajtje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...