Aleanca e Gruas: Dhuna nuk ka arsyetim

15 Tetor 2016 - 12:55      

Aleanca e Gruas së Kosovës, degë e AAK-së, ka shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare të ushtruar ndaj vajzës në fshatin Ratkoc komuna e Rahovecit.

“Është e pa pranueshme dhe nuk duhet të tolerohet nga askush, dhuna në shoqërinë tonë. Nuk ka asnjë arsyetim dhuna”, thuhet në reagim.

“Kërkojmë nga institucionet relevante që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që një gjë e tillë kurrë të mos përsëritet. Inkurajojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që rastet e dhunës t’i raportojnë dhe të kërkojnë veprim të institucioneve të shtetit. Shoqëria jonë nuk mund të ecën drejt zhvillimit me heshtje dhe mos reagim ndaj dhunës”, thuhet në fund të reagimit të nënshkruar nga Magbule Shkodra, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës-AAK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...