Nis marshi kundër dhunës ndaj vajzave, shembull i keq ai në Ratkoc

15 Tetor 2016 - 12:23      

Ka nisur në kryeqytet marshi protestues kundër dhunës ndaj vajzave, e me shkas nga rasti i fundit në Ratkoc të Rahovecit, kur axha u pa duke goditur pa mëshirshëm vajzën e vëllait të tij.

Marshi protestues është organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Marshi ka mbërri deri te Kuvendi i Kosovës, në rrethojat e të cilit janë vënë disa parulla që protestuesit po mbanin në duar.

“Dhuna nuk arsyetohet vetëm ndëshkohet”, “Nuk edukohet përmes dhunës”, janë disa nga parullat të cilat janë vendosur aty.

Në këtë marsh po merr pjese edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ndërkohë, me një mesazh në Facebook ka reaguar edhe Vlora Çitaku.
“Videon e kemi parë shumica prej nesh, më e tmerrshme është deklarata e policisë, drejtorit të shkollës dhe nënës së saj. Nuk arsyetohet dhuna. E lus secilin që ka kohë e mundësi nesër t’i bashkohet protestës dhe ta shpërndajë lajmin. Organizator është ndërgjegjja qytetare”, ka shkruar ajo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...