15 Tetor 2016 - 10:50
Duke shfrytëzuar orarin e shëtitjes së mëngjesit të të burgosurve, nga ora 09:00 e mëngjesit, ata kanë mbajtur pranë rrethojave të burgut, një afishe me mbishkrimin: “Lironi të burgosurit politikë”, raporton KTV.
Aktivistët kanë thirrur në vazhdimësi emrin e Athde Arifit, ashtu që të mund të dëgjoheshin nga vetë ai, që supozohej se ishte duke shëtitur në oborrin e burgut.
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi, ka mbajtur një fjalim me zërim të lartë, duke kërkuar lirimin e Atdhe Arifit dhe të gjashtë aktivistëve të tjerë, për të cilët ajo tha se po mbahen në burg padrejtësisht.
Ndërsa Sami Kurteshi, i ka cilësuar burgosjet e aktivistëve si politike.
Ky aksion ka përfunduar i qetë dhe pa ndërhyrjen e policisë, pjesëtarë të së cilës e kanë përcjellë gjatë gjithë kohës atë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...