15 Tetor 2016 - 10:11
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për KosovaPress një nga përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve në Senatin e UP-së, Argjend Softolli, i cili tha se kërkesën e bërë do t’ia drejtojnë UP-së e MASHT-it, gjatë muajit nëntor.
“Ne si parlament e kemi paraparë edhe një bibliotekë elektronike për të gjithë studentët e UP-së që studentët të kenë të drejtë që të qasen në atë bibliotekë elektronike pa pagesë, kjo i bie që secili student që dëshiron, të futet një numër i konsiderueshëm i librave në këtë bibliotekë të ashtuquajtur elektronike dhe studentët të kenë qasje përmes numrit të ID-së ose përmes ID kartelave të kenë qasje në të dhe nga shtëpia ta lexojnë librin i cili atyre iu duhet, qoftë studentë të Fakultetit të Mjekësisë, qoftë secilës njësi akademike”, ka deklaruar Softolli.
Ai është shprehur se ky projekt është edhe i kushtueshëm por është i domosdoshëm për studentët.
Softolli ka thënë se në projekt është paraparë edhe mundësia që kjo të bëhet përmes sistemit SEMS që është sistem digjital për shërbime të studentëve të UP-së.
Ai tha se shpreson shumë që rektorati dhe MASHT-i, do ta mbështesin kërkesën e tyre pasi që sipas tij kjo bibliotekë do t’ua lehtësonte shumë punën dhe koston e shpenzimeve të studentëve.
Argjend Softolli ka deklaruar se si Parlamenti i Studentëve të UP-së, rektoratit do t’ia bëjnë edhe disa kërkesa për rregullimin e kampusit universitarë, pasi sipas tij pamja e universitetit duhet të jetë më e bukur dhe në shërbim të studentëve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...