Bllokohet qarkullimi në pikën kufitare të Morinës

15 Tetor 2016 - 08:32      

Për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë e cila do të zhvillohet sot, nga ora 07:00 deri në orën 15:00 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë.

Kështu ka bërë të ditur komuna e Gjakovës përmes një njoftimi për media.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe më gjerë, që nesër me datë 15 tetor 2016 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë prej orës 07:00-15:00. Ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i pa penguar pjesëmarrësve në këtë maratonë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pas këtij orari qarkullimi do të jetë i hapur për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...