14 Tetor 2016 - 23:44
Duke folur në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se deri te ky Ligj janë bërë studime të vazhdueshme të ekspertëve të huaj e vendorë, anëtarë të shoqërisë civile, me deputetë, e me aktorë të tjerë të përfshirë në këtë proces.
“Kemi dhënë edhe ne propozimet tona. ‘Trepça’ si një aset nacional u trajtua si i tillë. Ajo do të reflektojë fuqinë reale dhe do të jetë në interes të qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë Tmava përcjell Koha.net. “Ligji prodhon rregullim institucional të menaxhimit të ‘Trepçës’”, ka shtuar ai.
“Ligji është një ringjallje për Trepçën”, ka thënë ai.
E kur është pyetur për propozimet konkrete që kanë dërguar rreth Ligjit, Tmava i ka bishtnuar përgjigjes duke thënë se “as ky ligj nuk është perfekt, por hajde po themi se është një bazë e mirë për të ecur tutje”.
Kur ka folur për 20 përqindëshin që në bazë të Ligjit do të menaxhohet ga punëtorët, Tmava ka thënë se “kemi ardhur deri te një situatë që për herë të parë implementohet në Kosovë si model, dhe mendoj se mund të bëjmë një kthesë”.
“Ky është një shpërblim për punëtorët por edhe u jepet qasje. Kjo fazë e mbijetesës është falë shumë personave, por në radhë të parë të minatorëve, prandaj ka ardhur koha që kjo të shpërblehet”, ka thënë Tmava.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...