Anëtarët e KPK-së detyrohen të dorëhiqen nëse kandidojnë për kryeprokurorë

15 Tetor 2016 - 06:40      

Gara për kryeprokurorë të prokurorive në Kosovë do t’ua zvogëlojë “luksin” anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Me ndryshimet që janë bërë në Rregulloren për emërimin e kryeprokurorëve, çdo anëtar që do t`i hyjë kësaj gare do të detyrohet paraprakisht të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit, shkruan sot Koha Ditore.

Rregullorja është miratuar të premten gjatë mbledhjes së KPK-së.

Njëkohësisht anëtarët kanë marrë vendim për hapjen e konkursit për kryeprokurorë të prokurorive themelore. Shpallja pritet të bëhet ditëve në vijim dhe konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë.

Anëtari i Këshillit, Bahri Hyseni, gjatë prezantimit të rregullores para Këshillit, ka thënë se ndryshimet dhe plotësimet janë bërë me qëllim që procesi i emërimit të kryeprokurorëve të jetë i pandikuar. Ka thënë se për herë të parë anëtari i komisionit i cili do t`i përzgjedhë kandidatët dhe do t`i rekomandojë në Këshill, nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...