Ymeri tregon vendimin e vetëm të Qeverisë me të cilin pajtohet Vetëvendosja

14 Tetor 2016 - 21:21      

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka qenë kritik ndaj udhëheqjes së deritanishme të institucioneve të Kosovës, duke thënë se asnjë vendim i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë pozitiv në zhvillimin e vendit.

“Të këqijat që kanë ardhur nga kjo Qeverie janë të rrezikshme për Kosovën, nëse do të lejonim që shumë vendime të saj të miratoheshin, siç ishte edhe çështja e Zajednciës, të cilën e ndaluam”, tha Ymeri.

I pyetur nëse ka ndonjë vendim apo veprim të kësaj Qeverie me të cilin pajtohet lëvizja Vetëvendosje, Ymeri tha se megjithatë është një gjë për të cilën mund të pajtohet me Qeverinë, transmeton KP. Sipas tij është vendimi për shkarkimin e ish-ministrit Aleksandar Jabllanoviq, i cili pati përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj nënave gjakovare.

“Gjëja e mirë që ka ndodhë është shkarkimi i ministrit të atëhershëm Jabllanoviq. Mendoj se nuk ka ndonjë vendim të kësaj qeverie që mund të thuhet se ka bërë diçka të mirë”, deklaroi Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...